Uashington – Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë se përdorimi i Web-eve mund të zbulojë vendndodhjen e përdoruesit në botë.
Forcat Ajrore Amerikanë kanë paralajmëruar trupat e tyre se përdorimi i facebook-ut ose rrjeteve të tjera sociale mund t’i bëjë me dije armikut vendin se ku ndodhet.
Paralajmërimi, i postuar në Websitet e brendshme dhe tek komandot, shpreh shqetësimet se teknologjia e re i mundëson përdoruesit të lokalizojë vendndodhjen e tij në hartë, thotë Associated Press.
Mesazhi thotë se përdorimi i pakujdesshëm “mund të shkatërrojë operacionet e sigurisë dhe implikimet private”.
Edhe ushtria amerikane mund të t’u dërgojë përbërësve të saj një mesazh të ngjashëm.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rreth 95 mijë trupa në Afganistan dhe rreth 50 mijë trupa në Irak.
Computer Technology
Sunday, December 12, 2010
Ja makina që kushton 8 milionë dollarë
Maybach Exelero, u prezantua për herë të parë në vitin 2005. Makina dyvendëshe, e cila arrin në 351 kilometër në orë, thuhet se është më e shpejta në botë.
Ndërsa çmimi varion diku tek tetë milionë dollarët. Nuk e dimë akoma nëse ka persona të gatshëm të japin këtë shumë parash, që shumë njerëz nuk i kanë parë as në ëndërr.
Por, nëse keni pasurinë e mjaftueshme, 8 milionë dollarë për “të bukurën e botës” ia vlejnë.

Ja dhjetë arsye për të zgjedhur Windows 7
Që nga koha kur është hedhur në treg, Windows 7 duket i shpejtë, i thjeshtë dhe tërheqës.
Gjetja e rrugës suaj brenda kompjuterit dhe menaxhimi më i mirë i listave, ju mjaftojnë për t’u ndjerë më mire për sa i përket përdorimit të kompjuterit. Krahas këtyre siguria dhe shpejtësia e Windows 7 e bën atë më të favorshëm. Windows 7 përfshin dhe veçori të reja si Windows Media Center, Windows Touch.
Ja disa të dhëna të cilat do t’ju shërbejnë nëse përdorni Windows 7, nëse nuk e përdorni do t’ju nxisin dëshirën për ta njohur:
1. Një Desktop më i mire: Ndërkohë që keni mundësinë e hapjes së programeve me shkronja të mëdha në taskbar me një klikim të vetëm, këtu ju mund të shtoni dhe rrugët e shkurtra të programeve. Krahas kësaj mund të shëtisni më shpejt në mes dritareve të dimensioneve të plota.
2. Kërkim i zgjuar: kur të shkruani një fjalë në menunë e fillimit për të kërkuar aplikimin përkatës do të shihni rezultate të grupuara sipas kategorive. Për të hapur më shpejt dosjen mund të përdorni filtrat si “histori”dhe “dosje”. Për t’u hedhur një shikim të shpejtë këtyre dosjeve mund të provoni pjesën e mëparshme.
3. Ndarje e dosjes me Home Group: ndarja e dosjeve në rrjetin tuaj familjar duhet të jetë e lehtë. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë edhe më shumë. Lidhini me njëri-tjetrin disa kompjuterë të cilët përdorin njëherësh Windows 7 dhe shkëmbeni me shumë lehtësi muzikën, fotografitë, videot.
4. Shpejtësia: doni të përdorni më pak memorien e kompjuterit dhe të arrini një performancë të mirë me anë të një shërbimi të fuqishëm. Windows 7 mund t’jua mundësojë këtë. Nëse kompjuterin e vendosni në versionin e gjumit, ai do të harxhojë më pak energji dhe në të njëjtën kohë do të plotësojë të gjitha proceset e nevojshme.
5. Një rrjet më i mirë jokabllor: ju duhen vetëm disa klikime për të hyrë në rrjetin jokabllor me Windows 7. Klikoni butonin e rrjetit në taskbar dhe mjafton të zgjidhni një nga alternativat. Më vonë kompjuteri juaj do të lidhet në mënyrë automatike me të njëjtin rrjet.
6. Windows Touch: tek kompjuterët e pajisur me ekranë me prekje, ju do të përdorni gishtat për të përdorur aplikimet apo për t’u interesuar me dosjet dhe dokumentet.
7. Lehtësitë e procesit: për të vendosur gjëra si celularët, printerët dhe radiot në faqen kryesore, mjafton të përdorni Windows 7. Nëse keni një aparat të përshtatshëm me PC-në ju do të shihni një menu, në të cilën përfshihen alternativat e shkrimit, zbritjes, detyrat me jetëgjatësinë e një baterie.
8. Streaming Media: me anë të kësaj veçorie të Windows 7 ju përdorni të gjitha veçoritë e Media Player 12. Aplikimi mundëson muzikë nga PC, video, kalim të fotografive, dhe të gjitha këta veçori i përmbledh nën një aplikim. Krahas kësaj me anë të këtij aplikimi ju mund të shkëmbeni informacion nëpërmjet internetit me një kompjuter të dytë, i cili ndodhet mijëra kilometra larg.
9. Personalizimi: i bërë edhe më tërheqës me ndihmën e këtij versioni Windows 7 paraqet tema private, sfondin e desktopit, shfaqjet me slight dhe më tepër. Nëse këta nuk ju mjaftojnë mund të provoni versione tjera shtesë më zbavitëse në adresat përkatëse.
10. Njoftimet: janë mesazhet e qendrës së veprimit. Windows 7 ju paralajmëron në rastet e shfaqjes së ndonjë problemi. Ju do të shihni një shenjë paralajmëruese në anën e djathtë të taskbarit. Klikoni dhe kërkoni zgjidhjen duke përdorur këshillat dhe alternativat e dhëna. Nëse ju nuk doni të shqetësoheni dhe pretendoni të zgjidhni vetë problemin atëherë mund t’i mbyllni të gjitha paralajmërimet.

Më harro internet!
Projekti i përgatitur nga Bashkimi Evropian do t’i mundësojë të gjithë përdoruesve të faqeve web të fshijnë informacionin në lidhje me to, në rast se ato dëshirojnë.
Sipas “Daily Telegraph”, projekti i ri do t’u japë përdoruesve të drejtën e hedhjes në gjyq të personave nën akuzën e “cenimit të privatësisë”. Krahas kësaj përdoruesit e internetit do të mund të kërkojnë fshirjen e të gjithë informacionit personal në faqet përkatëse. Pasi të hyjë në fuqi ky projekt do të hidhet një hap shumë i rëndësishëm në ruajtjen e informacionit personal të personave në shtetet evropiane.
Me anë të kësaj praktike pasi të kenë fituar “të drejtën e të harruarit online” përdoruesit do të qëndrojnë më të forte përballë faqeve si Facebook dhe Google, të cilat pretendohet se cenojnë privatësinë. Ndaj faqeve të internetit të cilat nuk do të praktikojnë këtë ligj do të merren masa.
Komisioni Evropian do të paraqesë këtë propozim në trajtën e një procedure ligjore vitin e ardhshëm.

Kompjuter tabletë dhe telefon nga Samsung
Samsung Galaxy Tab është i pajisur me një sistem operativ Android 2.2 Froyo dhe me ekran me prekje, 7 inç. Në të kundërt të rivalit të tij iPad Galaxy Tab, ky aparat me peshë 380 gr shquhet për veçorinë “telefon mobile” i cili mund të bëjë telefonata me zë dhe pamje.
Për nga madhësia produkti mund të mbahet me një dorë, mund të futet lehtë në xhaketë apo xhepat e xhindeve, dhe ka veçori marramendëse për përdoruesit mobile.
Me ndihmën e ekranit HD të përmasave 600 x 1024 (7 inç) ju mund të shikoni filmat që dëshironi. Nëse ekrani 7 inç ju duket i vogël me anë të kabullit HDMI që ndodhet brenda kutisë së aparatit mund ta lidhni me televizorin dhe të përftoni një pamje fantastike.
Aparati vjen me një memorie 16 Gb dhe prezanton një kartë microSD e cila përballon 32 GB.
Aparati është i pajisur me sensorët tre dimensionalë Galaxy Tab si dhe përdor operativin 1 GHz Cortex A8 të ARM-së.
Me ndihmën e “aparatit tastierë” i zhvilluar për ato të cilët e kanë të vështirë përdorimin e tastierës së ekranit, aparati ju mundëson një udhëtim të lehtë në risitë e fundit bashkë me zakonet tuaja.
Mangësitë e Samsung Galaxy Tab
Megjithëse punon me sistemin operativ Android, mangësia më e madhe e këtij produkti magjepsës është mospërdorimi i versionit Google Android Market.
Në vend të Android Market, i përdorur nga qindra mijë operatorë ky produkt do të mjaftohet me 3 mijë versione të Samsung Apps.
Ndërsa e dyta është një mangësi për të cilën nuk e dimë nëse duhet të gëzohemi apo të hidhërohemi. Aparati mundëson një telefonatë me zë dhe pamje e cila shihet si mangësia më e madhe e iPad-it. Tani do të pyesni po ku qëndron defekti këtu? Shikoni... megjithëse është kompjuter tabletë kjo veçori bëhet shkak për tatimin “në shuma të larta” të Samsung Galaxy Tab si një telefon normal. Dhe kjo pasqyrohet në çmimin e aparatit.

Si do të jetë komunikimi në të ardhmen?
Kompjuterët e përdorur vite më pare ishin goxha të mëdhenj dhe punonin ngadalë, ndërsa sot nuk mund të arrijmë shpejtësinë e tyre. Megjithëse kompjuterët kanë ndryshuar, interface sapo ka filluar të ndryshojë.
Cilat janë këta risi? Si do të komunikojmë me kompjuterët në të ardhmen?
“HowStuffWorks” bën tw ditur se prej më shumë se gjysmë shekulli jemi të rrethuar nga kompjuter]ët. Por shumica e njerëzve nuk e ka ndryshuar mënyrën e komunikimit me ta.
Tastierat që përdorim sot janë një formë e zhvilluar e makinave të shkrimit të përdorura 150 vjet më pare. Pas vitit 1968 Douglas Carl Engelbert shpiku pajisjen që mori emrin “mouse”.
Edhe pse kompjuterët mund të jenë më të fuqishëm se 50 vite më pare, pjesa bazë e interface nuk ka ndryshuar. Ditët e sotme po shohim shumë ndryshime më tërheqëse në konfiguracionin e mousit dhe tastierës . Telefonat e zgjuar dhe kompjuterët tabletë nxorën në pah teknologjinë e ekranit me prekje. Kështu filluan të prodhohen telefona dhe kompjuterë më të vegjël.
Ekranet me prekje sollën teknika të reja për navigacionin kompjuterik. Më parë ekranet me prekje përcaktonin një pikë të vetme dhe nuk mund të ndiqnin lëvizjen tone nëse figura prekej disa herë. Por sot mund të gjeni ekrane me veçorinë multi-prekje në shumë kompjutera. Inxhinierët përdorën avantazhet e kësaj teknologjie për të zhvilluar navigacionin me lëvizje. Përdoruesit do të mund të realizojnë komandime të caktuara me ndihmën e mimikës apo lëvizjeve. Telefonat e pajisur me ekrane multi-prekje si iPhone i prodhuar nga Apple, ju lejojnë të bëni zoom mbi fotografi dhe ta zhvendosni atë duke përdorur të dy gishtat . Me anë të pickimit ju mund të bëni zoom out.
Projektori interaktiv Khronos i realizuar nga Universiteti Tokio bashkon interface me prekje me metoda të reja. Sistemi përbëhet nga kamera e vendosur mbrapa ekranit elastik dhe projektori. Ndërkohë që kamera zbulon ndryshimet në tensionin e ekranit projektori pasqyron imazhet. Me ndihmën e kësaj praktike e cila mundëson shndërrimin e të dhënave dy dimensionale në një prove të vetme, bëhet e mundur prekja dhe deformimi i ekranit nga ana e përdoruesit dhe shfaqjes para ose mbrapa të imazheve.
Tani për tani mund të komunikojmë me kompjuterin me ndihmën e teknologjisë me prekje ndërsa në të ardhmen duket i pashmangshëm komunikimi me anë të fuqisë sonë të mendimit. Kanë filluar punimet për ta realizuar këtë.

Me këta makina do të fluturoni!
Makinat fluturuese që kemi parë në filmat fantastiko-shkencorë, tashmë do bëhen realitet. Ju mund të shkoni herët në shtëpi duke fluturuar me makinën tuaj në vend të pritjes me orë të tëra në mesin e një trafiku të rënduar.
Sipas “HowStuffWorks” NASA ka përgatitur një program kërkimor në lidhje me avionët të cilët mund të përdoren nga njerëzit, të lehtë në përdorim dhe të përballueshëm nga ana ekonomike.
Duke nënvizuar faktin se punojnë me makinat me përdorim të dyfishtë të disa kompanive specialistët, pohohet se këta makina kanë mbetur të palëvizshme me vite të tëra dhe nuk kanë arritur suksesin financiar.
Por risitë në projektim, materialet e lehta, ndihma e fluturimit elektronik dhe rregullat e qeverisë së re i hapën rrugë fluturimit të këtyre automjeteve.
Ja pesë prototipet dhe detajet e pesë makinave të para fluturuese
1. Icon A5: një mjet i cili mund të ecë edhe në tokë edhe në ajër. Ju mund ta mendoni atë si një mjet të zi fluturues. Avioni i shpikur nga shpikësi amerikan, Kirk Hawkins, mund edhe të fluturojë edhe të qëndrojë mbi ujë si një skaf. Mund të ngrihet nga toka për t’u ulur përsëri në ujë ose krejt e kundërta mund të ngrihet nga uji dhe të ulet në tokë. Dhe krahas kësaj mund të mbahet në garazhin e makinës fluturuese me krahë të palosur. Shpejtësia e mjetit A5 arrin në 193 km/orë. Avioni në madhësinë e dy makinave, me një gjatësi 6,7 m dhe peshë prej 650 kg është më i lehtë se një makinë. Çmimi i avionit shitjet e të cilit do të fillojnë në vjeshtën e vitit 2011 është 140 mijë dollarë.
2. Projekti FSC-1 mbi të cilin themeluesi i LaBiche Aerospace, Mitchell LaBiche ka punuar që nga viti 1980, është makina e parë fluturuese e cila me anë të një butoni realizon shndërrimin e makinës në avion. Problemi më i madh i mjetit i cili pasi mbyll krahët merr trajtën e një makine të zakonshme është se kërkon edhe patentë shoferi edhe patentë piloti. Makina me një motor dhe pesë ndenjëse në tokë mund të ecë me 290km/orë ndërsa në ajër me 483km/orë. Çmimi i kësaj makine mendohet të jetë afërsisht 175 mijë dollarë.
3. DARPA ( Agjencia e projekteve kërkimore të avancuara e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA) Project Transformer (TX): duke pohuar se makina nuk zotëron një projektim të pëlqyer, drejtuesit e DARPA-s po projektojnë një makinë me krahë mbartës të cilët lejojnë ngritjet dhe zbritjet e menjëhershme dhe motorë të fuqishëm. Krahas kësaj makina e planifikuar për 4 persona mund të fluturojë. Do të bëhet edhe një strukturim i shpejtë në mes modeleve të fluturimit dhe tokës në mjetin i cili mund të niset si një SUV. Do të plotësojë me sukses ngritjet dhe zbritjet vertikale. Dhe do të ketë shpejtësinë e avionëve të lehtë.
4. Parajet Skycar: mjeti “Ram-Air Wing”, i cili mund të ecë edhe në tokë edhe në ajër, pritet të dalë në treg nga fundi i vitit 2010. Skycar mund të ngrihet në një lartësi 3 mijë metra dhe të ecë me një shpejtësi 160km/orë, në të njëjtën kohë mund të ngrihet nga një distance 200m. Makina në të cilin gjendet dhe një parashute për rastet urgjente, në tokë mund të ecë me një shpejtësi 225km/orë. Pasi ka kaluar me sukses testin dhe ka përshkuar 13 mijë km rrugë, Skycar ka kaluar nga Afrika në Angli pa asnjë problem dhe është projektuar në përshtatje me të gjitha llojet e sipërfaqeve.
5. The Terrafugia Transition: mjeti i njohur si "The Terrafugia Transition" është makina e parë fluturuese e cila punon me benzine dhe mund të ngrihet nga një rrugë normale. Me krahë të palosur “Terrafugia” mund të përdoret si një makinë normale sipas dëshirës. Mund të parkohet lehtë në garazhin e shtëpisë. Duke ecur në rrugë normale vihet në pozicionin e fluturimit me anë të një butoni të vetëm. Kur makina arrin shpejtësinë 82 km/orë mund të ngrihet lart. Phil Meteer, një pilot i vjetër lufte testoi në mënyrë të suksesshme makinën fluturuese në muajin maj. Makina fluturuese e cila në fluturim arrin shpejtësinë 185 km/orë mund të përshkojë 750 km rrugë me një depo benzinë. E projektuar për dy persona “Terrafugia” mund të mbajë deri në 200 kg peshë në bagazh. Në mjetin e pajisur me të gjitha strukturat e sigurisë gjenden pajisjet më të fundit teknologjike të nevojshme për fluturim, dy parashuta dhe një pilot automatik në rastet e kushteve jo të mira klimaterike. Por për ta përdorur këtë makinë duhet të jesh i pajisur me dy patenta , atë të shoferit dhe të pilotit. Makina e cila përshkon 100km rrugë me 10 l benzinë kushton 194 mijë dollarë.
Subscribe to:
Posts (Atom)